Ngrica përgjatë autostradës Ibrahim Rugova, vozitës kujdes
Reshje të shumta të borës pati ditëve të fundit në vend, madje intensiteti i tyre u rrit ditën e djeshme dhe gjatë natës.
Kësisoj si pasojë e këtyre reshjeve, gjendja e autostradës ‘Ibrahim Rugova’ nuk është aspak e mirë.
Sipas lexuesve të Indeksonline është i vështirë kalimi në këtë pjesë si pasojë e ngricave.

Ndryshe gjatë mbrëmjes së kaluar nga Ministria e Infrastrukturës është theksuar që vozitësit të kenë kujdes të shtuar pasi gjatë natës parashihej të ketë ngrica.
Indesonline ka siguruar edhe pamje nga autostrada:
Më poshtë njoftimi i MI-së i bërë mbrëmë:
Gjatë ditës së sotme të gjitha rrugët në vend kanë qenë të kalueshme, me pak vështirësi në zonat malore të vendit, si pasojë e reshjeve më të dendura në këto zona.
Ministria e Infrastrukturës u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që të kenë kujdes, pasi që gjatë natës temperaturat do të shënojnë rënje të theksuar dhe kjo paraqet mundësi për ngrica nëpër rrugët e vendit.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka ngritur në nivel gatishmërie tërë mekanizmat dhe kompanitë e kontraktuara nga ministria, në mënyrë që t’i përgjigjen me kohë dhe në mënyrë adekuate çdo situate që të kemi rrugë të kalueshme dhe të sigurta për qytetarët.
Luten të gjithë ngasësit që t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe të jenë të pajisur me paisje dimërore konform ligjit në fuqi.