Ngrihen padi të reja kundër Diddy-t, një viktimë thotë se u dhunua kur ishte 13 vjeçe

Pesë akuza të tjera janë ngritur kundër Sean Diddy Combsit. Avokati Tony Buzbee ngriti padi të reja në të cilat paditësit, të cilët kanë mbetur anonimë, pretendojnë se Combs i ka sulmuar seksualisht dhe përdhunuar ata në incidente të ndryshme midis 2000 dhe 2022.
Paditësit janë dy burra dhe tri gra, njëra prej të cilëve pretendon se ishte 13 vjeçe kur Combs e përdhunoi. Përveç kësaj, Combs akuzohet për abuzim ndaj një burri dhe tri grave, raporton NBC News, transmeton Indeksonline.
Pavarësisht se ka mohuar të gjitha akuzat, ekipi ligjor i Combs mbetet i sigurt në pafajësinë e tij, duke theksuar se Combs nuk ka sulmuar kurrë askënd seksualisht.
Gjyqi i tij është caktuar për më 5 maj 2025 dhe aktualisht ndodhet në paraburgim, sepse i është refuzuar tre herë lirimi me kusht. Prokurorët federalë po hetojnë më shumë se 90 pajisje të sekuestruara nga pronat e tij.
Kujtojmë se Diddy u arrestua në Nju Jork dhe ndodhet në paraburgim ku po përballet me akuzat se ka sulmuar seksualisht gratë dhe i ka detyruar ato të marrin pjesë në festa seksi dhe të përdorin drogë duke përdorur kërcënime dhe dhunë./Indeksonline/