Ngrihet aktakuzë ndaj K.M. për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj K.M. për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.
Sipas aktakuzës, më 23 janar 2025, në qytetin e Klinës, i pandehuri K.M. ka ndërmarrë veprime që dyshohet se kanë pasur për qëllim nxitjen e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit mes grupeve me bindje të ndryshme politike.
Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehurit të shpallet fajtor dhe ndaj tij të shqiptohet dënim konform ligjeve në fuqi.