75 Mall Live Search
14:24 / E Premte, 01 Tetor 2021 / OSH

Ngrihet aktakuzë ndaj personit që dyshohet se shkaktoi aksidentin me pesë të vdekur në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit me inicialet E.M., që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin me pesë të vdekur në fshatin Koshare të Ferizajit, shkruan IndeksOnline.

Këtë e ka konfirmuar avokati mbrojtës, Tomë Gashi.

Ai tha se nuk ka pasur arsyje ligjore që t’i vazhdohet paraburgimi të dyshuarit E.M.

“Ne cilesine e avokatit mbrojtes te E.M, per shkak te interesimit te gazetareve lidhur me rastin e aksidentit tragjik qe ka ndodhur me 06.06.2021 ne magjistralen Ferizaj-Shtime jap kete sqarim.

Me qene se hetimet kan perfunduar dhe gjate hetimeve jan siguruar provat relevante nuk ka pasur arsye ligjore qe parburgimi ndaj E.M te vazhdohet. Per kete rast eshte ngritur aktakuza nga prokuroria themelore ne Ferizaj per veper penale per rrezikim I komunikacionit publik nga neni 370 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 te kodit penal te Republikes se Kosoves.

Sigurisht qe te gjithe ndiejm dhimbje per humbjen e jeteve ne kete aksident tragjik te komunikacionit”, shkroi ai.