75 Mall Live Search
15:21 / E Enjte, 05 Dhjetor 2024 / S Z

Ngrihet aktakuzë për tentim vrasje ndaj një personi në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit B.H., për shkak të veprës penale ‘’Vrasja në tentativë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.H., me datën 23 tetor 2024, në komunën e Vitisë, ka tentuar ta privoj nga jeta të dëmtuarin R.E., në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjeve verbale që kanë pasur mes vete, i pandehuri me mjet të përshtatshëm, me thikë e ka goditur të dëmtuarin në anën e majtë të kraharorit, duke i shkaktuar  lëndime të rënda trupore.

I pandehuri i lartshënuar, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjilan gjendet nën masën e paraburgimit prej datës 23 tetor 2024.