12:05 / E Premte, 13 Shtator 2019 / indeksADMonline

64 aktakuza kundër 76 personave, për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24- orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetekatër (64) aktakuza kundër shtatëdhjetegjashtë (76) personave, për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit për media, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë tetë (8) persona, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi për vepra të ndryshme penale, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim, një (1) kërkesë për sekuestrimin e një (1) veture dhe një (1) kërkesë për sekuestrimin e dy (2) telefonave mobil.

Raporti për të gjitha prokuroritë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave me inicialet B.G., M.P dhe A.I., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Shpëlarje e parave”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar. Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim, një (1) kërkesë për sekuestrimin e një (1) veture dhe një (1) kërkesë për sekuestrimin e dy (2) telefonave mobil. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza për trembëdhjetë (13) persona për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje 48 orësh, dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.