Ngritët aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë do të ngritë sot aktakuzë ndaj dhjetëra zyrtarëve komunal të Pejës. Aktakuza ka të bëjë me ndërtimet pa leje në zonën urbane.
Burime të “IndeksOnline, kanë treguar se njëri prej të akuzuarve është edhe ish-drejtori i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Pejës Rajan Arapi që vjen nga PDK-së.
Arapi po dyshohet se në cilësinë e drejtori ka dhënë leje për ndërtim në mënyrë të kundërligjshme.
Shkodran Nikçi, zyrtari në Prokurorinë Themelore në Pejë tha në një konference për se shumë shpejtë media do të shpalosin detajet rreth aktakuzës. “Për të shpalosur detaje nga rasti Prokuroria Themelore në Pejë ka ftuar mediet në një konferencë për ditën e nesërme, me 24 shkurt, në ora 12:15 në objektin e Prokurorisë Themelore të Pejës”, tha Nikçi.
