75 Mall Live Search
09:52 / E Hënë, 25 Gusht 2025 / S Z

Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për vjedhje të gjësendeve në vlerë mbi 100 mijë euro

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, B.B, për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë” .


Sipas aktakuzës, i pandehuri B.B, më 21 prill 2025, në Pejë, duke e shfrytëzuar momentin e volitshëm pasi pronari gjendej për pushime jashtë vendit, se bashku me familjen e tij, i pandehuri duke përdorur forcën hap dritaren e dhomës se fjetjes në katin e dytë të shtëpisë, hynë brenda dhe  merr sasi ari në vlerë  rreth 30.000 (tridhjetëmijë) euro,  para te gatshme rreth 7.000 (shtatëmijë) euro, si dhe orë të markave të ndryshme në vlerë rreth 87.000 (tetëdhjetë e shtatëmijë euro), me pas largohet nga vendi ngjarjes pa e vërejtur askush, ashtu që gjatë kontrollit nga Policia e Kosovës më 21 prill 2025, në shtëpinë e të pandehurit gjen orët e markave të ndryshme të cilat i përkisnin të dëmtuarit dhe familjarëve të tij.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri  ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.


“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë  sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, thuhet në njoftim./Indeksonline/.