09:43 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Ngritët aktakuzë ndaj një zyrtari në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti per Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit T.S., për shkak të dyshimit të bazuar se  pandehuri në muajin shtator të vitit 2017 dhe në muajin prill të vitit 2018 në Shtime, në cilësinë e personit zyrtar , me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore përvete ka shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare duke i tejkaluar kompetencat zyrtare dhe duke i’a shkelur seriozisht të drejtat e personit tjetër, me ç’rast ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” .

Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cilat i vihet në barrë.