75 Mall Live Search
16:34 / E Premte, 01 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ngritet aktakuzë ndaj Numan Baliq, ish-ministrit të shëndetësisë

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit, Numan Baliq, për veprën penale “Ngacmimi”, nga neni 186, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Indeksonline kishte raportuar ekskluzivisht për këtë rast. Ish-ministri i shëndetësisë dyshohet se vazhdimisht e kishte ngacmuar seksualisht të miturën, S.M

E njëjta kishte filluar punën praktike në Spitalin Regjional të Pejës, edhe përkundër refuzimit të saj, i pandehuri në vazhdimësi i shkruante në telefon mesazhe me përmbajtje ngacmimi, dhe me datën 3 shtator të vitit 2018, i pandehuri i shkruan edhe një letër me përmbajtje ngacmuese të cilën ja kishte dhënë dëshmitares A.K, për t’ia dërguar të dëmtuarës S.M., dhe pasi që kjo e fundit e kishte lexuar të njëjtën e kishte grisur, ndërsa me vonë e kishte raportuar rastin në polici.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë