Ngritet aktakuzë ndaj personit që e dhunoi 16 vjeçaren në Ferizaj dhe e la shtatzënë
Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit A.Rr. nga Komuna Ferizaj. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual i personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet nga neni 235 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I pandehuri A.Rr.dyshohet se në dhjetor të vitit 2018, nëFerizaj, ka ndalur veturën e tij në rr. “Reçaku” duke i thënë të dëmtuarës – e mitur F. E moshës 15 vjeçare, se nëna e saj i kishte thënë që ta merrte atë dhe ta dërgonte te dajtë e saj, e dëmtuara kishte pranuar edhe pse nuk e kishte njohur të pandehurin, ai e kishte dërguar në fshatin Pleshinë, në një hapësirë të pyllëzuar ku edhe kishte kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e të dëmtuarës së mitur. Nga kjo marrëdhënie e mitura kishte ngelur shtatzëne dhe më pas kishte lindur më 22.08.201, ku nga raporti i ekspertimit është konstatuar se gjasat që i pandehuri të jetë baba biologjik i foshnjës ishin 99.99%.
Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda,kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-sëdhe të pandehuriti është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.