75 Mall Live Search
14:18 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ngrihet aktakuzë ndaj personit, që e rrahu gruan për vdekje

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë kundër I.H., i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga 01.06.2019, për shkak të dyshimit të bazuar se kishte kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.

Sipas aktakuzës, i akuzuari I.H., më 31.05.2019, rreth orës 17:30, duke drejtuar veturën e tipit “Suzuki Wagon R+”, në dalje të fshatit Samadrexhë, ku ishte me bashkëshorten e tij, tashmë të ndjerë H.D., me të cilën për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme fjalosen.

I akuzuari I.H. me këtë rast ndal automjetin, nxjerr gruan e tij me forcë  jashtë, e rrah fizikisht, pas së cilës kjo e fundit rrëzohet në asfalt. Bashkëshorti i saj nuk është ndaluar me kaq, por ka vazhduar ta rrihte dhe si pasoë ajo ka pësuar dëmtime në trup, nga të cilat vdes në QKUK në Prishtinë, më 15.06.2019.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.