Aktakuzë ndaj personit, që sulmoi seksualisht një fëmijë në Prizren
Prokuroria Themelore e Prizrenit, Departamenti për të Mitur, ka ngritur aktakuzë kundër F.J., i cili gjendet në paraburgim nga 27.08.2019, për shkak të dyshimit të bazuar se kishte kryer veprën penale “Sulm seksual”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri F.J., më 24.08.2019, në intervalin kohor 13:18-13:25, në rrugën “Remzi Ademaj”, saktësisht nën Urën e Gurit në Prizren, prek personin tjetër me qëllim seksual fëmijë E.K., duke e ditur që ai është posaçërisht i ndjeshëm për shkak të moshës, në atë mënyrë që pasi e sheh atë tek Ura e Gurit, për ta joshur e thërret që t’ia blente një pije dhe pasi ia blenë pijen, kërkon që të shkonte nën urë duke i thënë se aty është më freskët, ashtu që së bashku me fëmijën – të dëmtuarin, shkojnë në pjesën e nën urës, aty ia zhvesh pantallonat dhe fillon ta prekë me qëllim seksual.
Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri F.J., ka përmbushur elementet e veprës penale “Sulmi seksual” sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet barrë.