09:35 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dëmtoi mësimdhënësit, ngritët padi ndaj zyrtarit në Ranillug

Në Prokurorinë Themelore në Gjilan, nga Departamenti i Përgjithshëm, është ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit D.P., në drejtim të veprës penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’.

Sipas aktakuzës, nga muaji maj deri në muajin korrik të këtij viti, i pandehuri D.P., në cilësinë e personit zyrtar në komunën e Ranillugut, në vazhdimësi nuk i’u është bindur aktvendimeve të plotfuqishme të Gjykatës Themelore në Gjilan dhe Gjykatës së Apelit në Prishtinë, në atë mënyrë që duke mos ekzekutuar ato vendime, i kishte dëmtuar 18 (tetëmbëdhjetë) punëtorë të arsimit në këtë komunë, transmeton Indeksonline.

Sipas aktvendimit të gjykatës së shkallës së dytë, të dëmtuarit kishin fituar kontestin, që të vazhdonin të jenë në marrëdhënie pune si punëtorë të arsimit, mirëpo i pandehuri duke mos ekzekutuar këtë aktvendim, i kishte dëmtuar të njëjtit, pasi që ata nuk i gëzonin të drejtat e tyre, të cilat i’u ishin vërtetuar nga kjo gjykatë.

Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’, nga neni 401 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./Indeksonline/