14:54 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ngritët konsumi i energjisë elektrike

Agjencia e Statistikave të Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka publikuar “Bilancin i Energjisë” për TM4 2017.

Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2017 (TM4 2017) vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit është rreth 1.71 mijë tonë. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale është 1 131.6 GËh dhe në hidrocentrale është 30.9 GËh.

Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të katërt të vitit 2017, Kosova ka importuar 380.9 GËh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë, pra TM4 2017, Kosova ka eksportuar 90.0 GËh energji elektrike.

Në tremujorin e katërt të vitit 2017, sasia e energjisë elektrike e konsumuar në Kosovë është  1 094.0 GËh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2016), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është ngritur për 18.5%.

Temat: