75 Mall Live Search
08:45 / E Martë, 27 Qershor 2023 / AR

Ngritet padi ndaj Nicki Minaj

Nicki Minaj është akuzuar për plagjiaturë në këngën e saj ‘I Lied‘ , të cilën e publikoi në vitin 2014. 

Muzikanti Julios Johnson pretendon se Minaj i vodhi ritmin në këngë. Një burim i afërt me Minaj tha për TMZ se reperja nuk ishtenë dijeni për këtë, transmeton Indeksonline.

Johnson thotë se ritmi në këngën ‘I Lied‘ është i njëjtë me këngën e tij ‘Onmysleeve’, të cilën e publikoi në shtator 2011. Muzikanti ka paditur Minaj dhe producentin Mike Will Made It për vjedhjen e punës së tij.

Sipas një burimi, Minaj nuk është përfshirë fare në krijimin e beatit.

 “Nicki është një tekstshkrues, kështu që çdo pretendim prodhimi duhet të adresohet me palën përkatëse”./Indeksonline/