75 Mall Live Search
10:27 / E Mërkurë, 19 Janar 2022 / A. M.

Ngritja e çmimit të energjisë elektrike – Kurti thërret konferencë pasdite!

Informacioni për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, ka nxitur reagime të shumta në vend.

Lidhur me këtë çështje, shefi i ekzekutivit, Albin Kurti ka paralajmëruar konferencë për media.

Gjatë një takimi me përfaqësuesit e AKP-së, Kurti bërë të ditur se në orën 15:00 do të mbajë konferencë së bashku me minsitren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Kujtojmë se Ministria e Ekonomisë përmes një komunikate për media ka njoftuar se do të subvencionojë qytetarët dhe bizneset për t’i mbrojtur nga rritja e tarifave të energjisë elektrike.

Për këtë, kjo ministri është zotuar për 75 milionë euro për subvencionim të energjisë për këto dy kategori. /Indeksonline/