Ngritja e madhe e Maqedoncit, i shtati më i votuari te Vetëvendosje
Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci është renditur në mesin e kandidatëve më të votuar të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.
Sipas rezultateve të publikuara nga Komisoni Qendror i Zgjedhjeve, Maqedonci ka siguruar 89,307 vota duke u pozicionuar si kandidati i shtatë më i votuar në listën e Vetëvendosjes, raporton IndeksOnline.
Kjo ndritje e madhe e besimit në votë, lidhet me angazhimin dhe punën e tij të mirë qe ka bërë si ministër i Mbrojtjes.

Votat e marra e vendosin Maqedoncin në mesin e figurave më të mbështetura të partisë në këto zgjedhje.
Besimi i dhënë nga qytetarët pritet të forcojë më tej pozitën e tij në skenën politike dhe brenda strukturave të Lëvizjes Vetëvendosje. /IndeksOnline/


