75 Mall Live Search
09:15 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

“Ngritja e Zërit” do të dorëzoi në Kushtetuese padi për kompensim të dëmeve të luftës

Organizata për dëme të luftës, “Ngritja e Zërit”, do të dorëzojë për herë të katërt dosjet në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë së aktit juridik të Gjykatës Supreme, me rastin e refuzimit të padisë për kompensimin e dëmeve të luftës.

Këtë njoftim e ka bërë vet kryetari i kësaj organizate, Jahir Bejta ku ka thënë se ky veprim ligjet me pakënaqësitë rreth akteve juridikisht të gabueshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin për procedurën kontestimore, marrëveshjet ndërkombëtare.

Kujtojmë se rreth 1 mijë kërkesëpadi janë hartuar nga kjo organizatë dhe janë dorëzuar nëpër gjykata, pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës, por të gjitha janë refuzuar nga gjykatat me arsyetimin se nuk mund të paditet një shtet tjetër. /Indeksonline/