75 Mall Live Search
23:14 / E Hënë, 28 Janar 2019 / indeksADMonline

Ngritje të temperaturave, ky do të jetë moti për nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 5-6 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Vranësirat vende-vende, kryesisht në perëndim mund të shoqërohen me riga shiu të intensitetit të dobët. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj rënje. Do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, njofton IHMK.