“Ngritu ore”! – Përplasje mes Ramës dhe gazetares në samitin e Shkupit

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut po zhvillohet dita e dytë e samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, ku fokusi kryesor është diskutimi mbi zbatimin e planit të rritjes për rajonin.
Në mesin e pjesëmarrësve ndodhet edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili gjatë një deklarate për media pati një moment tensioni me një gazetaren nga Kosova, Arbëresha Uka, transmeton IndeksOnline.
“Ngritu ore!”, në një moment kur ajo ishte ulur. Reagimi i gazetares erdhi menjëherë, me fjalët: “Fuqia është te zëri, jo te gjatësia”.
Ky shkëmbim ka tërhequr vëmendje në media dhe ka hapur debat në opinionin publik për sjelljen e liderëve ndaj përfaqësuesve të mediave, veçanërisht në ngjarje ndërkombëtare të këtij niveli.