19:13 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ngrohja globale shkrin fytyrën e Trump në akullnajë

Organizata joqeveritare Finlandeze Melting Ice ka në plan të krijojë një skulpturë 35 metra të lartë dhe 20 metra të gjerë të fytyrës së Donald Trumpe të gdhendur në akullnajë në rripin e Arktikut për të treguar se ndryshimet klimatike po ndodhin me të vërtetë, transmeton KosovaPress.

Ashtu si fytyrat e ish-presidentëve të SHBA-së që kurorëzuan malin Rushmore, Donald Trump do të ketë fytyrën e tij të gdhendur në akullnajën arktike, e cila do të shkrihet me kalimin e kohës.

Madhësia e skulpturës së gdhendur do të jetë identik me ato në malin Rushmore, dhe vlera e parashikuar e këtij projekti është 400 mijë euro. Fytyra e Donald Tump do të gdhendet për 4 javë nga ekspertët më të mirë në prodhimin e akullit nga Finlanda dhe Mongolia.

Nëse projekti arrin fazën përfundimtare, në varësi të rezultateve të fushatës, i gjithë procesi i prodhimit mund të shihet live online.

Ngrohja globale është një nga temat më të rëndësishme të sotme, por ka ende njerëz që dyshojnë në këtë fenomen dhe pyesin nëse është me të vërtetë një problem.

Me këtë projekt, iniciatorët duan të ndërtojnë një monument për të gjithë ata që mendojnë se ngrohja globale nuk është një problem i madh që përkeqëson çdo moment, në mënyrë që të gjithë të shohin shpejtësinë e shkrirjes së fytyrës.

“Njerëzit shpesh besojnë në diçka vetëm kur mund ta shohin atë me sytë e tyre”, tha Nicolas Prieto, president i Melting Ice, e cila qëndron prapa projektit.