Ngucati i jep mbështetje projektit të Kastratit për Malishevën Urbane

Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati ka zhvilluar një takim me përkrahës dhe struktura të Nismës në fshatin Ngucat të kësaj komune.
I shoqëruar me Bashkëpunëtorë, Kastrati ka marrë mbështetje të fuqishme për projektin për Malishevën Urbane.
“Përkrahja e madhe që morëm sonte në takimin tejet pozitiv me përkrahësit dhe qytetarët e Ngucatit, është garancë se NISMA Socialdemokrate do të triumfojë fuqishëm në zgjedhjet e 17 tetorit.
Postimi i plotë i Kastratit:
Fshati Ngucat sonte i dha mbështetje të fuqishme projektit tonë madhor për Malishevën Urbane.
Përkrahja e madhe që morëm sonte në takimin tejet pozitiv me përkrahësit dhe qytetarët e Ngucatit, është garancë se NISMA Socialdemokrate do të triumfojë fuqishëm në zgjedhjet e 17 tetorit.
Banorëve të Ngucatit heroik ju premtova se si kryetar i ardhshëm i Malishevës, do të angazhohem maksimalisht për të investuar edhe më tej me projekte konkrete në interes të fshatit dhe qytetarëve të saj.
#Voto119 #PërMalishevënUrbane



