75 Mall Live Search
12:46 / E Premte, 07 Janar 2022 / kutia

Ngushllimi i parë nga Qeveria e Kosovës për familjen Veseli, e bën ky ministër

Familja e Kadri Veselit po merr shumë ngushllime për vdekjen e nënës Ajshe.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është zyrtari i parë i lartë nga Qeveria e Kosovës që ka shprehur ngushëllime për vdekjen e nënës së Kadri Veselit.

“E nderuara familje Veseli,
Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarje nga jeta të nënës Ajshe, nënës të ish kryeparlamentarit Kadri Vesli, i cili padrejtësisht nuk gjendet afër familjes së tij.
Më lejoni të marr një pjesë të dhimbjes tuaj dhe të shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta në këtë ditë të rëndë.
Ajshe Veselin, do ta kujtojmë gjithmonë si nënë që i fali vendit djem që luftuan për lirinë dhe çlirimin e vendit.
Qoftë i lehtë dheu i Kosovës” thuhet në ngushëllimin e ministrit./Indeksonline/