12:54 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Naim Tërnava s’e lëshon fronin, rizgjidhet myfti i Kosovës

Bashkësia Islame e Kosovës ka mbajtur sot kuvendin zgjedhor, në të cilin me shumicë votash rizgjodhi Naim Tërnavën myfti të Kosovës.

Tërnava në një fjalim të mbajtur pas rezultateve ka thënë se ky post i jep kurajo për të vazhduar punën e tij, raporton Indeksonline.

“Trupi zgjedhor i BIK më dha mandatin për të udhëhequr sërish me institucionin islam më të madh në vend. Ky vendim më jep kurajë për të kryer detyrat dhe përgjegjësitë që më takojnë. E dini se në rrugëtimin tonë kemi kaluar më periudha të vështira. Jemi ballafaquar me probleme të ndrysmë por bashkë ia kemi dal sepse kështu do Zoti dhe na urdhëron në Kuran”, ka thënë ndër tjerash Tërnava. /Indeksonline/