Niang lë Evropën, për t’u transferuar në Arabinë Saudite

Një ardhme në Lindjen e Largët për Mbaye Niang.
Ish-sulmuesi i Milanit është larguar zyrtarisht nga Rennesi, por jo për t’u transferuar te Bologna siç u përfol në merkaton e dimrit, por në Arabinë Saudite, aty ku ka firmosur për skuadrën e Al Ahli.
Sulmuesi senegalez ka zgjedhur pikërisht skuadrën saudite për të luajtur në fund të këtij sezoni në formë huazimi nga Rennesi.