75 Mall Live Search
10:02 / E Shtunë, 31 Gusht 2019 / indeksADMonline

Nicholas Abbott, ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë

Nicholas Abbott është emëruar ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë.

Këtë e bëri të ditur edhe ambasadori i tanishëm, Ruairí O’Connell, i cili sot përfundoi mandatin e tij disa vjeçar në Kosovë.

Ai tha se Nicholas Abbott është diplomat me përvojë dhe i aftë.

“Kudo që të shkoj, gjithmonë do të jem mik i Kosovës. Kam vetëm një kërkesë miqësore, nëse ma lejoni. Pasardhësi im, Nicholas Abbott, është diplomat me përvojë dhe i aftë”.

“Ju lutem që edhe atij dhe familjes së tij t’u jepni mirëseardhjen e ngrohtë dhe miqësinë që ma falët mua. Jam i sigurt se së shpejti do të bëheni miq të ngushtë”,ka shkruar në Facebook O’Connell.

Ambasadori i ri, Abbott është i martuar dhe baba i dy vajzave. Gjatë karrierës së tij ka kryer misione të rëndësishme diplomatike dhe politike në shumë vende të botës. Në CV-në e tij thuhet se ka ndjekur një kurs intensiv të gjuhës shqipe që prej vitit të kaluar. /IndeksOnline/