09:12 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Nick Carten, ylli i ‘Backstreet Boys’ akuzohet për përdhunim e adoleshentes (Foto)

Nick Carten është në fundin e listës së personave që akuzohen për përdhunim seksual, të paktën tash për tash.

Melissa Schuman, pjesëtarja e grupit ‘Dream’, e ka akuzuar këngëtarin e ‘Backstreet Boys’ për përdhunim kur ajo ishte vetëm 18 vjeçe dhe ky ishte 22 vjeç.

Image result for nick carter and melissa schuman

Melissa tha se ajo dhe Cartet kishin xhiruar së bashku me një intervistë kurse pas saj ai e kishte ftuar në apartamentin e tij, transmeton Indeksonline.

Ajo tha se ata filluan të pinin dhe përfunduan duke u puthur kurse ai e kishte kapur dhe dërguar në banjo ku kjo e kishte refuzuar duke kryer marrëdhënie me Schuman pa dëshirën e saj.

Image result for nick carter 2017

Ajo pasi tregoj ngjarjen në detaje, tha se nuk kishte pasur guximin dhe madje as mbështetjen e menaxherit të saj për ta akuzuar që atëherë këngëtarin për shkak të influencës që kishte ai në botën mediatike.

Kurse sa i përket Carten mediat ndërkombëtare nuk kanë mundur ta kontaktojnë dhe ta pyesin për rastin./Indeksonline/