07:49 / E Martë, 10 Maj 2022 / AR

Nick dhe Priyanka, përmes fotos së parë të vajzës, tregojnë për problemet e saj shëndetësore!

Pasi mirëpritën vajzën e tyre të parë, Malti Marie Chopra Jonas, në janar, Nick Jonas dhe Priyanka Chopra ndanë foton e parë të vajzës së tyre në llogaritë përkatëse në Instagram në ditën e nënës, 8 maj. Por kjo nuk është e vetmja gjë që çifti ndau.

Chopra dhe Jonas shkruan se muajt e parë të jetës së Maltit përfshinin “100 ditë plus” në NICU* në San Diego dhe më pas në Los Anxhelos.

*NICU – Neonatal Intensive Care Unit, njësi kujdesi intensive për foshnjat e sëmura.

“Në këtë Ditë të Nënës, ne nuk mund të mos reflektojmë për muajt e fundit dhe rrugën në të cilën kemi qenë, të cilën tani e dimë, shumë njerëz e kanë përjetuar gjithashtu. Pas 100 ditësh në NICU, vajza jonë e vogël më në fund është në shtëpi”, shkroi çifti.

Nick dhe Pryanka shtuan:

“Udhëtimi i çdo familjeje është unik dhe kërkon një nivel të caktuar besimi, dhe ndërsa i yni ishte sfidues prej disa muajsh, ajo që bëhet shumë e qartë, në retrospektivë, është se sa i çmuar dhe i përsosur është çdo moment. Ne jemi të gëzuar që vajza jonë e vogël më në fund është në shtëpi dhe duam vetëm të falënderojmë çdo mjek, infermier dhe specialist në Rady Children’s La Jolla dhe Cedar Sinai, Los Angeles, të cilët ishin aty me vetëmohim në çdo hap të rrugës. Kapitulli ynë i ardhshëm fillon tani, dhe foshnja jonë është me të vërtetë një vajzë e fortë! Mami dhe babi të duan!”

Çifti konfirmoi në janar se ata mirëpritën një fëmijë përmes një nëne surrogate. Megjithatë, që atëherë, Jonas dhe Chopra nuk kanë treguar shumë për vajzën e tyre. Ata gjithashtu nuk përmendën arsyen e qëndrimit të saj në NICU.

Në mbishkrimin e tij, Jonas i dedikoi edhe një shkrim gruas.

“Zemër ti më frymëzon. Po e merr këtë rol të ri me kaq lehtësi dhe qëndrueshmëri. Jam mirënjohës që jam në këtë rrugëtim me ty. Ti je që tani një nënë e pabesueshme. Gëzuar Ditën e Nënës. Të dua!”

Chopra gjithashtu shtoi:

“Nuk ka njeri me të cilin do preferoja ta bëja gjithë këtë sesa me ty. Faleminderit  që më bërë një mama. Të dua!”