10:36 / E Enjte, 22 Korrik 2021 / AR

Nick Grimshaw : Rita Ora është e paaftë të gatuajë dhe të bëjë punët e shtëpisë

Miku i ngushtë i Rita Orës, Nick Grimshaw, ka bërë një deklaratë të fortë për të.

Ai ka thënë se ajo nuk di të bëj asgjë sa i përket punëve të shtëpisë, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, Rita kërkon ndihmëse për ta ndihmuar rreth punëve edhe më të thjeshta.

Ai gjithashtu tha se Rita është e zënë me muzikë, dhe kjo është arsyeja pse ajo nuk mund t’i kryej vet të gjitha obligimet.

“Për shkak se ajo është një yll i popit, gjithçka duhet të bëhet, ajo është e zënë. Kjo nuk është vetëm ajo, të gjithë yjet e estradës nuk dinë të vendosin një gjellë në sobë. Ata duhet t’i shkruajnë dikujt një mesazh si: ‘Dua të shkoj për drekën time më vonë’, atëherë dikush do të telefonojë dikë për t’u kujdesur për ushqimin e tyre”, ka thënë Nick./Indeksonline/