12:00 / E Hënë, 14 Nëntor 2022 / AR

Nick Jonas tregon se vuan nga diabeti i tipit 1

Në kuadër të Ditës Botërore të Diabetit, Nick Jonas ndau një video në rrjetet sociale, në të cilën tregoi 4 shenjat që e ndihmuan të identifikojë diabetin e tipit 1.

Jonas vuan nga diabeti i tipit 1 që prej fëmijërisë dhe tha se etja e tepërt, humbja e peshës, urinimi i shpeshtë dhe nervozizmi e ndihmuan të kryejë vizitat përkatëse.

“Katër shenjat që pata para se të diagnostikohesha me diabetin e tipit 1”, shkruhet në tekstin e videos dhe Jonas nis të tregojë përvojën e tij.

“Kisha 4 shenja që tregonin se po jetoja me diabetin e tipit 1: etje e tepruar, humbje peshe, urinim i shpeshtë dhe nervozizëm. Këto mund të njihen si shenja të zakonshme të diabetit të tipit 1. Unë po i ndaj simptomat e mia, në mënyrë që të tjerët të mund të shohin shenjat”, tha Nick.

Fansat dhe miqtë e falenderuan këngëtarin për ndërgjegjësimin e tij mbi sëmundjen kronike dhe i frymëzuar prej tij, edhe muzikanti Austin Kramer ndau historinë e tij: “Unë humba shumë peshë dhe duhet të urinoja çdo orë. Faleminderit që e ndave (përvojën), tha ai.

Ndërkohë, ndjekësit u shprehën mirënjohës që Jonas solli në vëmendje një çështje kaq kritike.

“Faleminderit që e ktheve vëmendjen ndaj kësaj sëmundjeje kronike. Vuaj prej diabetit të tipit 1 që prej 41 vjetësh”, komentoi dikush.

Nisur nga simptomat e Jonas, këtu gjen të tjera shenja që tregojnë se mund të vuash nga diabeti.