75 Mall Live Search
09:14 / E Premte, 02 Tetor 2020 / indeksADMonline

Nicki Minaj bëhet nënë për herë të parë

Reperja e njohur 37-vjeçare, Nicki Minaj, është bërë nënë për herë të parë.

Burime ekskluzive për “Daily Mail” kanë bërë të ditur se reperja dhe partneri i saj Kenneth Petty  janë bërë prindër.

Deri tani nuk është bërë ende e ditur gjinia e foshnjës apo emri.

Ende nuk ka asnjë reagim nga çifti të cilët e sigurt që do të jenë duke fluturuar nga gëzimi.

Minaj është martuar me Kenneth Petty në tetor të vitit që lamë pas, ndërsa tashmë erdhi fryti i dashurisë së tyre.