75 Mall Live Search
20:02 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Nicki Minaj bëhet nënë për herë të parë

Nicki Minaj ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, konfirmon një burim për People.

Reperja dhe burri i saj, Kenneth “Zoo” Petty, e mirëpritën foshnjën e tyre të mërkurën, 30 Shtator, në Los Anxhelos, shton burimi.

Emri ose gjinia e foshnjës nuk dihet ende.

Minaj, 37 vjeçare, njoftoi lajmet e saj të shtatzënisë në Instagram në korrik, së bashku me një seri fotografish të shkëlqyera që shfaqin këngëtaren me barkun e fryrë.

Ndërkohë, pavarësisht shtatzënisë, reperja ka vazhduar të jetë aktive me projekte të reja./Indeksonline/