Nicki Minaj bën veprimin e papritur ndaj fanses

Të shtunën që kaloi, Nicki Minaj u bë e famshmja e radhës që iu hodh një objekt gjatë një koncerti pas incidenteve të ngjashme me Bebe Rexhën, Harry Styles dhe Kelsea Balerinin.
Teksa Nicki po performonte në skenë, një fanse hodhi diçka drejt artistes. Megjithatë, ajo nuk qëndroi indiferente dhe e mori situatën në duart e saj duke ia kthyer menjëherë, raporton ‘DailyMail‘.
Ajo ndaloi performancën dhe e mori sendin me të cilin u qëllua dhe ia hodhi me një ashpërsi fanses në publik.
Pamjet e këtij momenti po bëjnë xhiron në internet.