75 Mall Live Search
11:17 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

Nicki Minaj gati për martesë? Nxit fansat për spekulime!

Reperja e njohur, Nicki Minaj, duket se është duke e shijuar shumë lidhjen me Kenneth Petty.

Ajo në një intervistë në një radio britanike, i’u kishte referuar të dashurit të saj, Kenneth si bashkëshorti i saj.

‘Çdo natë kur dal nga tushi, bashkëshorti im mer një kremë të mirë dhe nisë masazhin në këmbët e mia.Ai kujdeset shumë mirë për mua’- kishte thënë Nicki në këtë intervistë.

Dyshja ka qenë së fundmi në Paris, megjithatë në dorën e reperes nuk është parë asnjë unazë. Burime pranë çiftit janë shprehur se Nicki ndihet e plotësuar dhe shumë e lumtur tani që ka në krah Kenneth Petty, por nuk dihet nëse ata do të shkojnë drejt altarit./Indeksonline/