75 Mall Live Search
16:31 / E Martë, 21 Tetor 2025 / MSH

Nicki Minaj ironizon Jay Z-në, në paralajmërimin e albumit të ri

Nicki Minaj ka paralajmëruar datën e lansimit te albumit më të ri të saj.

Reperja e njohur ka njoftuar se albumi do të dalë në shitje më 27 mars të vitit të ardhshëm, shkruan IndeksOnline.

Por, vëmendjen e ka marrë fotografia me të cilën është bërë njoftimi.

Nicki ka gjeneruar me inteligjencë artificiale një fotografi të producentit të njohur, Jay Z, i cili shfaqet me bluzë të shkurtër ngjyrë rozë, paruke ngjyrë rozë, syze të zeza dhe një varëse me mbishkrimin “Queen”.

Bluza është e gjatë sa për t’i mbuluar gjoksin, teksa poshtë saj, në stomak, shkruan data e publikimit të albumit. Mbishkrimi i këtij postimi nga ana e Minaj ka qenë: “Unë jam karma jote”.

Nicki duket se i ka marrë seriozisht të gjitha situatat e krijuara mes saj dhe producentit, sidomos pas akuzave dhe kundër akuzave për borgje dhe mosmarrëveshje./IndeksOnline/