17:45 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Nicki Minaj në krahët e të dashurit, befason me dukjen për Halloween

Nicki Minaj është një nga reperet më të njohura në botë, qoftë për muzikën që bën poashtu edhe për shkak të paraqitjeve të saj të ‘nxehta’, shkruan Indeksonline.

Ajo tanimë ka konfirmuar se është e lidhur me Kenneth Petty, madje ajo ka paralajmëruar edhe largimin nga muzika për shkak se dëshiron të krijoj familje me të dashurin e saj.

Së fundmi ajo ka publikuar disa imazhe mjaft interesante, ku shihet së bashku me të dashurin me veshjet që kanë zgjedhur në prag të festës së Halloween-it.

Zgjidhja e tyre duket mjaft interesante dhe ka marrë mijëra pëlqime nga fansat e reperes nëpër mediat sociale. /Indeksonline/