12:45 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

Nicki Minaj paralajmëron pensionimin nga muzika

Reperja e njohur amerikane Nicki Minaj, ka thënë se ajo ka vendosur të pensionohet nga muzika pasi që dëshiron të ketë një familje, duke ju drejtuar fansave se ajo i do ata gjithë jetën, transmeton Indeksonline.

Nicki e cila ishte propozuar për çmimin ‘Grammy’ është takuar me një burrë të quajtur Kenneth Petty dhe ka lënë të kuptohet se ata po planifikojnë të martohen.

36 vjeçarja njihet për hitet e saj të vazhdueshme në skenën muzikore botërore.

Albumi i saj i pare ishte ‘Pink Friday’ i cili I lansua në vitin 2010.

Kujtojmë që ajo është krijuesja e mega hiteve si : “Super Bass”, “Anaconda” apo “Starships” dhe numëron miliona fansa gjithandej nëpër botë. /Indeksonline/