Nicki Minaj paralajmëron projektin e ri, tregon datën e publikimit
Reperja kontroverse, Nicki Minaj ka gati projektin e ti.
Në disa imazhe të publikuara ditë më parë, artistja u shfaq në disa skena të ‘nxehta’ me një mashkull misterioz të cilit nuk ia zbuloj fytyrën, shkrua Indeksonline.

Këto imazhe ishin paralajmërim se një këngë e re nga ajo është drejt finalizimit, ndërsa tani Nicki në një tjetër postim ka zbuluar datën e lansimit.

“Megaton, e premte, 21 qershor” ka shkruar reperja në një video që tregonte prapaskenat e videoklipit.
Kujtojmë që së fundi Nicki ka bashkëpunuar me Chris Brown dhe G-Easy ‘Wobble Up’./Indeksonline/