18:49 / E Martë, 25 Shkurt 2020

Nicki Minaj “përvëluese” në paraqitjen e fundit

Këngëtarja e njohur me fame botërore Nicki Minaj, njihet për hitet e shumta që ka sjellë ndër vite.

37-vjeçarja, përgjatë karrierës së saj shpesh herë ka zënë faqet e para të mediave rozë me paraqitjet e saj të ‘zjarrta’, shkruan Indeksonline.

Njejtë ka bërë edhe së fundmi, ku para qindra miliona ndjekësve të saj në Instagram, ka publikuar një fotografi dhe video mjaft të ‘nxehtë’ duke ekspozuar linjat e saj trupore.

Ajo është paraqitur me një veshje tradicionale të vendit prej nga vjen (Trinidad and Tobago), e në të njejtën kohë ka theksuar linjat e saj bombastike trupore. /Indeksonline/