Nicki Minaj po sjell dokumentar mbi jetën e saj

Në kohën e duhur për festimin e madh të 10-vjetorit të albumit të saj debutues të Pink Friday reperja 37-vjeçare e “Anaconda”, Nicki Minaj zbuloi disa lajme të mëdha në një video: ajo po sjell një dokumentar në HBO MAX .
Transmetuesi ka porositur një dokumeri gjashtë episodësh të Minaj, i cili do të eksplorojë mendjen krijuese të reperes dhe do të tregojë historinë e rrugëtimit të saj personal dhe profesional.
Vetë Minaj do të drejtojë audiencën nëpër kohërat më sfiduese dhe më përmbushëse në jetën e saj në serialin ende pa titull, secili episod i së cilës do të jetë gjysmë ore.
“Do t’ju japë një vështrim të pa filtruar në jetën time personale dhe udhëtimin tim profesional dhe mezi po pres ta ndaj me ju,” tha Minaj në njoftimin e serialit përmes mediave sociale.
Projekti drejtohet nga Michael John Warren, i cili bëri debutimin e tij regjisor me filmin e Jay-Z 2004 “Fade to Black”. Warren ka punuar më parë me Minaj në dy dokumentarë, njëri prej të cilëve ishte i lidhur me albumin e saj të parë në 2010./Indeksonline/
#NickiMinajHBOMAX #PinkFridayAnniversary #PinkFriday pic.twitter.com/ywEtjhpKJb
— Mrs. Petty (@NICKIMINAJ) November 20, 2020