75 Mall Live Search
10:00 / E Martë, 17 Shkurt 2026 / AR

Nicki Minaj poston foto me “AI” me Trumpin

Nicki Minaj e ka shfrytëzuar Ditën e Presidentëve për t’i bërë nderim Donald Trumpit, duke postuar një seri fotosh të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale.

Ky veprim vjen pasi reperja së fundmi e deklaroi veten një fanse të madhe të tij, transmeton Indeksonline.

Në imazhet e publikuara, Donald Trump i gjeneruar artificialisht është veshur me stilin karakteristik të fansave të ashtuquajturin Barbz.

Ai mban veshur një xhaketë rozë, xhinse të zbukuruara me gurë të çmuar dhe bizhuteri mbresëlënëse rreth qafës./Indeksonline/