15:38 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Nicki Minaj pozon e lumtur përkrah burrit të saj

Reperja e njohur me famë botërore, Nicki Minaj, ndër vite ka sjellë këngë të bukura për publikun.

Madje këngët e saj janë shndërruar në hite, duke mbetur në kujtesën e fansave të saj, derisa ajo vazhdon të sjellë muzikë të bukur për fansat, shkruan Indeksonline.

Së fundmi ajo ishte e pranishme në një karnaval të organizuar në vendin e saj të origjinës, në Trinidad & Tobago, ku u shfaq mjaft ‘hot’ në publik.

Ajo ka publikuar një fotografi përkrah burrit të saj, Kennath Petty, ku shihet mjaft e lumtur nën shoqërimin e tij. /Indeksonline/