23:36 / E Diele, 28 Korrik 2019 / indeksADMonline

Nicki Minaj shtatzënë dhe e fejuar!

A është Nicki Minaj duke marrë hapin tjetër me të dashurin e saj, Kenneth “Zoo” Petty?

Një muaj pasi fansat ishin bindur se këngëtarja ishte shtatzënë falë një cicërime në Twitter, ajo tash për “The Tonight Show” ka dhënë lajmin e dytë për fejesën e saj.

Referencat u shfaqën në këngën e re të saj “Zanies and Fools”, që Nicki do ta vendosë në albumin “The Big Day”.

“Ai është Clyde për Bonnie tim,” janë këto vargjet e këngës së Nicki, “për të ecur poshtë dhe të jem një nënë.”

“Oh, mbaj mend kur thërrisja: ‘Pse unë”, vazhdon ajo. “Tani unë nuk do të shkëmbeja jetën time për Armanin.”

Ajo ka ndarë një pjesë të lirikës në Instagram javën e kaluar, duke e përdorur atë si titull për një foto të saj me Kenneth.

Një gjë e tillë vetëm sa ushqeu thashethemet se ajo po këndonte për jetën e saj të vërtetë.

Lidhja e Nicki dhe Kenneth ka qenë e diskutueshme që nga viti i kaluar, kur ajo u bë publike. Ajo filloi kur këngëtarja ishte vetëm 16-vjeçe dhe e rritur në New York City.

Në atë kohë, Kenneth ishte rreth 21-vjeç. Në vitet e mëvonshme, ai u dënua për përdhunimin e një vajze 16-vjeçare. Pas lirimit nga burgu, ai ishte regjistruar në të dhëna si përdhunues, transmeton KosovaPress.

Sipas Daily Mail, Kenneth gjithashtu u deklarua fajtor për vrasje të shkallës së parë të Lamont Robinson, në vitin 2002. Ai vuajti dënimin prej shtatë vjetësh në burg.

Nicki i doli në mbrojtje Kenneth disa herë në mediat sociale lidhur me të kaluarën e tij të errët. Por nëse ajo me të vërtetë do të martohet me Kenneth dhe të ketë fëmijën e tij, një gjë e tillë mbetet të shihet. Në shkurt për radio ‘Queen’, ajo pranoi se kishte gënjyer menaxherin e saj duke i thënë se ishte shtatzënë.