10:16 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Nicki Minaj tregon unazën milionëshe të fejesës

Nicki Minaj dhe Kenneth Petty festuan bashkimin e tyre me një palë unaza të mëdha.

Pasi kurorizuan dashurinë javën e kaluar, reperja ka treguar unazën e martesës me diamant, që mori nga burri i saj i ri. Kenneth Petty të porositur në Rafaello dhe Company, të cilëve iu deshën disa muaj për të hartuar, transmeton Indeksonline.

Unaza e Nickit përmban 17 karatë me diamante me qartësi VVS2, ndërsa ajo e Pettyt përmban diamante në formë marque me fjalët “Ken & Barbie” të shkruara në pjesën e brendshme të unazës.

“Urime mbretit dhe mbretëreshës!”, shkroi argjendaria në Instagram. “Ne iu urojmë shumë dashuri dhe lumturi së bashku. Faleminderit që na besuat për krijimin e këtyre pjesëve shumë të veçanta për ju të dy. “

Sipas TMZ-së, Petty zgjodhi disenjin dhe pagoi për unazat. Të dyja unazat vlerësohen me 1.1 milionë dollarë.

Unazat mbërritën në një kuti argjendarie të personalizuar që luan një shfaqje fotografike të çiftit të shoqëruar nga kënga e Nicki “Come Come About Me”./Indeksonline/