Nicki Nicole konfirmon ndarjen nga Yamal, ja çfarë tha
Reperja e njohur Nicki Nicole ka konfirmuar ndarjen nga futbollisti i Barcelonës, Lamine Yamal. Lajmi u bë i ditur përmes gazetarit Jordi Martín, ku këngëtarja deklaroi:
“Hey Jordi, dua të konfirmoj që unë dhe Lamine nuk jemi më bashkë. Nuk jemi parë që kur u largova nga Barcelona.” ka thënë ajo, shkruan IndeksOnline.
Kjo deklaratë i ka dhënë fund spekulimeve që qarkullonin prej javësh rreth marrëdhënies së tyre. Çifti kishte tërhequr vëmendje të madhe në rrjete sociale për lidhjen e tyre, por duket se tashmë gjithçka ka përfunduar.

