Nico Paz humbi penallti në sekondat e fundit, u pa tejet i zhgënjyer dhe me lot në sy
Skuadra e Comos nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola 0:0 ndaj Atalantas në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Serie A.
Vendasit ishin me një lojtar më shumë në fushë qysh nga minuta e 8’të, por nuk arritën t’i siguronin tri pikët, shkruan Indeksonline
Madje në fund kishin një mundësi të artë me Nico Pazin.
🚨| NICO PAZ HAS MISSED THE PENALTY. ❌ pic.twitter.com/IEZGJTd5lW
— FÚTBOL HUB (@futbol_hubX) February 1, 2026
Mesfushori argjentinas humbi penallti në sekondat e fundit të ndeshjes.
Dhe pas këtij dështimi, ai filloi të qante, derisa bashkëlojtarët po e ngushëllonin.
Me barazim, Como shkon në kuotën e 41 pikëve në pozitën e 6-të./Indeksonline/

