75 Mall Live Search
09:37 / E Enjte, 19 Qershor 2025 / G T

Nico Williams arrin marrëveshje me Barcelonën

Futbollisti i Kombëtares së Spanjës, Nico Williams ka arritur marrëveshje me Barcelonën.

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se Nico tashmë ka arritur marrëveshje personale me klubin katalunas dhe flitet për një kontratë gjashtë vjeçare që do ta zgjas deri në vitin 2031, shkruan Indeksonline

Paga e Nicos në Barcelonë do të jetë rreth 8 milionë euro në sezon.

Skuadra e Barcelonës tani është duke punuar në anën financiare për të arritur marrëveshje me Athletic Club.

Kujtojmë që për Nicon skuadra e Hansi Flick ishte interesuar edhe gjatë verës së kaluar dhe ishte shumë pranë marrëveshjes./Indeksonline/