Nico Williams ka një klauzolë lirimi që nga viti 2026

Futbollisti i Kombëtares së Spanjës, Nico Williams, dje e ka vazhduar kontratën me Athletic Bilbaon, deri në vitin 2035.
Ai ishte i lidhur me një transferim te Barcelona, por gjërat ndryshuan shumë shpejtë, shkruan IndeksOnline.
Sipas marrëveshjes së fundit, Nico Williams mund të largohet nga Atletiko Bilbao nga viti 2026, por klauola e lirimit është së paku 100 milionë euro.
Marrëveshje e re për një pagë të mundshme mbi 10 milionë euro neto me shtesa bazuar në gola dhe asiste. Ka gjithashtu shtesa bazuar në thirrjet e përfaqësueses spanjolle, performancat dhe më shumë./IndeksOnline/