75 Mall Live Search
10:17 / E Mërkurë, 28 Janar 2026 / Gj Sh

Nico Williams po vuan nga një sëmundje e rrallë, rrezikon Kupën e Botës

Futbollisti i Atletiko Bilbaos, Nico Williams nuk është në formën e tij më të mirë këtë sezon.

Sulmuesi spanjoll po vuan nga ’’Pubalgjia’’, një sëmundje që zakonisht prek sportistët, por e cila nuk është infektive, duke pasur probleme me dëmtimin e tendinave dhe muskujve, shkruan IndeksOnline.

Formën jo të mirë të Nicos e ka konfirmuar edhe trajneri i Bilbaos, Ernesto Valverde, në konferencën për media para ndeshjes me Sporting Lisbonën.

Sipas raportimve nga “Marca’’, trajtimet që ka marrë Williams deri tani, nuk kanë dhënë rezultatet e pritura.

Futbollisti ka bërë gjithçka që mundet, por pubalgjia vazhdon dhe tani e lë atë në një situatë shumë të pasigurt për pjesën e mbetur të sezonit, por që rrezikon edhe Kupën e Botës me Spanjën.

Nico Williams nuk ka luajtur të gjitha ndeshjet me Atletiko Bilbaon këtë sezon, ku për shkak të formës jo të mirë ka shënuar vetëm katër gola në 17 ndeshje në La Liga./IndeksOnline/